Bullgaria është e hapur për një dialog të hapur me Maqedoninë e Veriut dhe pret punë nga fqinjët e saj më të afërt në një frymë sinqeriteti dhe konstruktiviteti. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev pas një takimi në Sofje me Komisionerin e Zgjerimit të BE Oliver Varhey dhe me Ministrin e Jashtëm Portugez Auguste Santos Silva. Ai theksoi mbështetjen konsekuente të Bullgarisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në përputhje me parimin e fqinjësisë së mirë dhe garancitë e nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë nga viti 2017.
“Zgjerimi i BE-së duhet të jetë bazuar tek arritja e rezultateve të qëndrueshme në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkan dhe ky duhet të jetë një proces i pakthyeshëm në kohë.” Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev gjatë bisedimeve me komisionerët evropianë.
Mysafirët u takuan edhe me Kryeministrin e qeverisë teknike Stefan Janev. Në bisedim Janev ripohoi pozitën bullgare se deri tani nuk mund të përvijohet një tendencë pozitive sa i përket përballimit të kundërshtimeve kyçe me Shkupin.
Vizita vjen një javë para takimit në Bruksel, në të cilin Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë të miratojnë kornizat e tyre negociuese.
Komisioneri i Zgjerimit i BE Oliver Warhey vuri në dukje se Bullgaria është një vend anëtar kryesor për sa i përket zhvillimit të politikave ndaj Ballkanit Perëndimor.
Para takimit me ministrin Stoev, Varhey foli me iniciativën e vet me udhëheqësin e GERB Bojko Borisov dhe fokusi ishte gjithashtu në zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..
Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga..
Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..