Bullgaria është e hapur për një dialog të hapur me Maqedoninë e Veriut dhe pret punë nga fqinjët e saj më të afërt në një frymë sinqeriteti dhe konstruktiviteti. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev pas një takimi në Sofje me Komisionerin e Zgjerimit të BE Oliver Varhey dhe me Ministrin e Jashtëm Portugez Auguste Santos Silva. Ai theksoi mbështetjen konsekuente të Bullgarisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në përputhje me parimin e fqinjësisë së mirë dhe garancitë e nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë nga viti 2017.
“Zgjerimi i BE-së duhet të jetë bazuar tek arritja e rezultateve të qëndrueshme në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkan dhe ky duhet të jetë një proces i pakthyeshëm në kohë.” Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev gjatë bisedimeve me komisionerët evropianë.
Mysafirët u takuan edhe me Kryeministrin e qeverisë teknike Stefan Janev. Në bisedim Janev ripohoi pozitën bullgare se deri tani nuk mund të përvijohet një tendencë pozitive sa i përket përballimit të kundërshtimeve kyçe me Shkupin.
Vizita vjen një javë para takimit në Bruksel, në të cilin Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë të miratojnë kornizat e tyre negociuese.
Komisioneri i Zgjerimit i BE Oliver Warhey vuri në dukje se Bullgaria është një vend anëtar kryesor për sa i përket zhvillimit të politikave ndaj Ballkanit Perëndimor.
Para takimit me ministrin Stoev, Varhey foli me iniciativën e vet me udhëheqësin e GERB Bojko Borisov dhe fokusi ishte gjithashtu në zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..