Bullgaria është e hapur për një dialog të hapur me Maqedoninë e Veriut dhe pret punë nga fqinjët e saj më të afërt në një frymë sinqeriteti dhe konstruktiviteti. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev pas një takimi në Sofje me Komisionerin e Zgjerimit të BE Oliver Varhey dhe me Ministrin e Jashtëm Portugez Auguste Santos Silva. Ai theksoi mbështetjen konsekuente të Bullgarisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në përputhje me parimin e fqinjësisë së mirë dhe garancitë e nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë nga viti 2017.
“Zgjerimi i BE-së duhet të jetë bazuar tek arritja e rezultateve të qëndrueshme në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkan dhe ky duhet të jetë një proces i pakthyeshëm në kohë.” Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev gjatë bisedimeve me komisionerët evropianë.
Mysafirët u takuan edhe me Kryeministrin e qeverisë teknike Stefan Janev. Në bisedim Janev ripohoi pozitën bullgare se deri tani nuk mund të përvijohet një tendencë pozitive sa i përket përballimit të kundërshtimeve kyçe me Shkupin.
Vizita vjen një javë para takimit në Bruksel, në të cilin Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë të miratojnë kornizat e tyre negociuese.
Komisioneri i Zgjerimit i BE Oliver Warhey vuri në dukje se Bullgaria është një vend anëtar kryesor për sa i përket zhvillimit të politikave ndaj Ballkanit Perëndimor.
Para takimit me ministrin Stoev, Varhey foli me iniciativën e vet me udhëheqësin e GERB Bojko Borisov dhe fokusi ishte gjithashtu në zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për transport dhe turizëm, Apostolos Xixikostas. Ai theksoi se në nëntor, në Bruksel, do të nënshkruhet një..
Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të Vlladimir Putinit mbi Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë drejt Budapestit. “Është ende herët për..
Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të paligjshëm, shkruan gazeta “The Times”, duke cituar ministrin e brendshëm bullgar Daniell Mitov. Ai tha..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes ,..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në..