Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra UNESCO në Sofje shpalli një konkurs ndërkombëtar për të rinj

Foto: FB/ Unesco Centre Sofia

Me rastin e 75 viteve nga themelimi i UNESCO dhe 65 vjet nga pranimi i Bullgarisë, Qendra Rajonale Sofje - UNESCO shpall një konkurs ndërkombëtar për të rinj "Trashëgimia Kulturore Jomateriale: Brezi i ardhshëm". Çmimi është një vizitë 3-ditore në Paris. Juria do të përcaktojë tre fitues. Ata do të mund të shohin Selinë e UNESCO-s dhe vendet e tjera kulturore. Konkursi është për njerëz të moshës 18 deri 35 vjeç, qytetarë të 16 vendeve në kuadrin e Qendrës. Konkursi do të zgjasë deri më 15 shtator 2021, tha Çajna Istatkova nga Qendra Rajonale për programin “Horizont” të BNR.

Pjesëmarrësit mund të paraqesin zanate, vallëzim, muzikë dhe arte skenike, gatim, rituale dhe ceremoni ose trashëgimi tjetër kulturore jomateriale.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD

Koha kërkon që mediat publike të jenë të pranishme në shumë më tepër platforma

Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..

botuar më 25-10-23 7.14.MD

Një model i krijuar nga INSAIT u jep robotëve inteligjencë hapësinore tredimensionale

Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..

botuar më 25-10-23 4.18.MD