Qyteti piktoresk bullgar me histori mijëvjeçare, me shtëpi nga koha e Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe me mundësi të mrekullueshme për turizëm hyri në klasifikimin prestigjioz të botimit britanik Hello. Nesebër renditet në vendin e 7. Qyteti ynë bregdetar është i përshkruar kështu:
“Në Bullgari ka shumë plazhe të virgjëra me Flamur Blu, të pastra dhe të sigurta, kështu që mund të argëtoheni duke luajtur në rërë ose duke notuar në det me të vegjlit.
Nesebër ka si një pjesë të vjetër, ashtu edhe një pjesë të re, që ia vlen të eksplorohen. Aty do të zbuloni kushte të shkëlqyera për të bërë pazar, si dhe për të vizituar një restorant si gjatë ditës, ashtu edhe herët në mbrëmje, kështu që të ktheheni në hotel herët në mënyrë që fëmija juaj të shkojë në shtrat me kohë” – thekson botimi britanik.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaE quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..
Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..
Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore dhe..