Qyteti piktoresk bullgar me histori mijëvjeçare, me shtëpi nga koha e Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe me mundësi të mrekullueshme për turizëm hyri në klasifikimin prestigjioz të botimit britanik Hello. Nesebër renditet në vendin e 7. Qyteti ynë bregdetar është i përshkruar kështu:
“Në Bullgari ka shumë plazhe të virgjëra me Flamur Blu, të pastra dhe të sigurta, kështu që mund të argëtoheni duke luajtur në rërë ose duke notuar në det me të vegjlit.
Nesebër ka si një pjesë të vjetër, ashtu edhe një pjesë të re, që ia vlen të eksplorohen. Aty do të zbuloni kushte të shkëlqyera për të bërë pazar, si dhe për të vizituar një restorant si gjatë ditës, ashtu edhe herët në mbrëmje, kështu që të ktheheni në hotel herët në mënyrë që fëmija juaj të shkojë në shtrat me kohë” – thekson botimi britanik.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNë sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..
Dhe meqë kohëzgjatja mesatare e një zhytjeje është rreth 50-60 minuta, ekipi vendosi ta “mbushë” ekskursionin nënujor të zhytësve me të tjera atraksione, duke e kthyer vendin në një park nënujor. Kështu nisi “Faza 2” e projektit – kërkimi i..
Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..