Për herë të 13-të Ministria e Arsimit dorëzoi çmimet “Pitagor” për kontributin në zhvillimin e shkencës bullgare.
Dr. Venelin Todorov dhe Dr. Maria Ivanovska u vlerësuan në kategorinë "Shkencëtar i Ri". Todorov merret me modelim matematikor, kurse Ivanovska studion diagnozën e stresit akut dhe kronik dhe ndryshimet që ndodhin në sistemin imunitar. Shkolla e Lartë Detare "Nikolla Vapcarov" mori çmimin për ekip shkencor me rezultate për të mirën e shoqërisë. Në kategorinë e re - për zgjidhjen e sfidave publike, u dekorua Prof. Ivajllo Tërnev. Ai ka kontribut për aplikimin e profesionit "Ndërmjetësuesi Shëndetësor". Prof. Dr. Svetlla Danova gjithashtu mori një çmim për përparim në shkencë për studimin e aplikimit të baktereve të acidit laktik.Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë –..
Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të..
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters..