Asociacioni Bullgar i Lokaleve dhe Shoqata e Lokaleve kundërshtojnë veprimet e qeverisë së përkohshme ndaj biznesit. “Jo vetëm që nuk shihet dëshirë për mbështetje në të ardhmen, por edhe programet ekzistuese janë të ngrirë për arsye të paqarta”, thuhet në një deklaratë. Askush nuk ka marrë tashmë fondet e miratuara për të cilat ka aplikuar, sinjalizojnë organizatat e degës.
Të dy organizatat bashkohen me thirrjen e kryetarit të Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgari për thirrjen urgjente të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh dhe Këshillit Ekonomik, për shkak të pasigurisë se si do të vazhdojnë masat ekonomike dhe sociale të vendosura për shkak të pandemisë.
Ministria e Ekonomisë mohoi pohimet e pronarëve të restoranteve. Nuk ka masa të pezulluara, njoftoi Ministria, duke theksuar se programet aktuale anti-krizë skadojnë në fund të majit.
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..