293 janë të infektuarit me koronavirus në vend në 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 2.2 për qind e 13 164 mostrave janë pozitive. Më shumë të infektuar ka në Sofje - 57. Vetëm rrethet e qyteteve Vidin, Montana, Ruse dhe Gabrovo mbeten me ngjyrë të kuqe për nivelin e infektimit të mbi 120 persona në 100 000 njerëz.
Pacientët aktivë janë 21 026. Prej tyre 3295 u shtruan në spital. 379 janë akomoduar në njësitë e kujdesit intensiv.
Numri i të vdekurve me koronavirus në 24 orët e fundit është 20 persona. 1838 njerëz u shëruan gjatë periudhës.
Vaksinat e dhëna janë 18 212. 1 321 786 bullgarë janë vaksinuar me të paktën një dozë. Më shumë se 533 000 njerëz kanë përfunduar ciklin e plotë të imunizimit me dy doza të vaksinës kundër Covid-19.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..