Amerika Veriore është ndalesa e tretë nga udhëtimi i kinemasë bullgare mes bashkatdhetarëve tanë nëpër botë. Iniciativa e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit është quajtur “BG kinema në 7 kontinente” dhe realizohet bashkërisht me platformën gledam.bg, e cila ka ambicien të kthehet në një arkiv digjital të kinemasë vendase.
Çdo një kontinent ka fundjavën e vet të filmit, kur bashkatdhetarët tanë aty mund të shijojnë 3 filma bullgarë dhe të takohen me ekipin krijues të ndonjërit prej tyre. Pjesa më e madhe e filmave kanë titra në anglisht, që i bën të përshtatshme për t’u parë nga miqtë e huaj.
Pas Amerikës Veriore /28-30 maj/ udhëtimi i kinemasë vendase vazhdon në Evropë /4-6 qershor/, Australi / 11-13 qershor/ dhe Azi /18-20 qershor/.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..
10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..
Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..