13 plazhe nëpër bregdetin bullgar pranë Detit të Zi morën dekoratën “Flamuri blu”. Mes tyre janë 3 plazhet në vendpushimin “Sllënçev Brjag”, plazhet e qytezës pushimore “Djuni” dhe këto në lokalitetin “Arkutino”.
“Flamuri blu” është një çmim ekologjik botëror i cili u jepet plazheve, të cilat u përgjigjen një sërë kritereve për cilësi, mes të cilave dhe pastërtia e ujit të detit. Përveç kërkesave ekologjike, plazheve të dalluara u aplikohen dhe masa të posaçme kundër shpërndarjes së koronavirusit, saktësuan nga lëvizja bullgare “Flamuri blu”.
Dhe pavarësisht nga fakti se kjo është etiketa më prestigjioze ekologjike për plazhet, interesi ndaj saj nga ana e koncesionerëve tek ne nuk është i madh, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare-Burgas Stanimir Gjeorgjiev, kryetar i Këshillit Drejtues të lëvizjes në Bullgari.
“Ne i ndjekim në mënyrë të përpiktë plazhet, të cilat kanë aplikuar dhe janë të dalluara me çmimin “Flamuri blu” dhe garantojmë se ato u përgjigjen kushteve botërore që ta mbajnë këtë shenjë prestigjioze. Po vëmë re dhe plazhe të tjera, të cilat me të vërtetë menaxhohen shumë mirë, shumë lehtë mund të hyjnë në program dhe ta marrin çmimin, por nuk ka interes nga koncesionerët e tyre. Mjerisht ka dhe shumë plazhe të tjera të mira, të cilat detyrimisht duhet të propozojnë një produkt më të mirë turistëve, por aty nuk bëhen përpjekje të mjaftueshme.”
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaEcjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..
Hekurudha me binarë të ngushtë e Rodopeve është emëruar si një nga udhëtimet më piktoreske me tren të vjeshtës në botë, sipas një sondazhi të ri ndërkombëtar të kryer nga platforma britanike e udhëtimit JR Pass. Linja e famshme hekurudhore që..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të..