Për herë të parë prej dekadave të tëra në Bullgari dhe më saktë në Ballkanin e Kotelit, doli nga veza një bebe shkabë e zezë /Еgypius monachus/. Ngjarja konsiderohet si një sukses i madh, meqenëse është fryt i përpjekjeve të përbashkëta në vazhdim të shumë viteve mbi projektin evropian “Një e ardhme e ndritshme për shkabën e zezë”, që bashkon partnerë prej katër shteteve.
Gjatë vitit 1985 shkaba e zezë është shpallur për të zhdukur prej kohe në Bullgari, pavarësisht se në fillim të viteve 90 të shekullit të 20 është vënë re një çift i rastit i cili folezonte nëpër malet tona. Rikthimi i kësaj specie të rrallë, të rrezikuar globalisht, del se është një detyrë jo e lehtë e cila kërkon kohë, përkushtim dhe bashkëpunim me partnerë nga Evropa.
“Në fillim filluam me shkabën griffon /Gyps fulvus/, e cila haset më shumë në Spanjë dhe Francë. Nga atje kemi importuar zogj që janë në gjendje të vështirë në këto vende, kanë kaluar përmes një shërimi dhe janë rimëkëmbur. Këto specie na ishin dhënë, që të mund t’u japim një shans të dytë për të jetuar mes natyrës bullgare” - tregon Ivelin Ivanov nga organizata Ballkani i Gjelbër, e cila punon mbi një projekt evropian.”
Dhe kështu, përpara rreth 12 vjetëve, përmes ndërtimit të të ashtuquajturave qeliza të adaptimit në katër vende në malin Stara Pllanina, u rifutën shkabat griffon të importuara nga Spanja dhe Franca. Në këtë moment mbi 30 çifte nga ky lloj bëjnë fole në rajon. I njëjti parim është përdorur për rikthimin e vëllait të tyre të zi -shkaba e zezë.
“Aty gjërat nisën përpara rreth 5 vjetëve - tregon Ivelin Ivanov përpara Radio Bullgarisë. Importuam shpendë nga qendrat e rehabilitimit në Spanjë dhe i vendosëm në po këto fole dhe kafaze në të cilat më parë kishim rivendosur shkabat e griffonit. Përpara 3 vjetëve ne nisëm lëshimin e tyre në natyrë. Këto janë kryesisht shpendë të rinj, u është e nevojshme kohë të bëhen të pjekur seksualisht dhe të fillojnë të riprodhohen. Dhe sivjet erdhi koha në të cilën bën fole dy çiftet e para. Njëri çift nuk arriti që të ketë të vegjël, por kjo është normale, kur bëhet fjalë për shpendë të tillë të rinj dhe pa përvojë. Por, për gëzimin tonë më të madh çifti tjetër tanimë ka trashëgimtarë! - nuk e fsheh gëzimin e vet Ivelin Ivanov.
Bebja shkabë e zezë klithi për herë të parë në Ballkanin e Kotelit në mesin e muajit maj. Nga “Ballkani i Gjelbër” ndjekin me vëmendje zhvillimin e saj në pritje të rritet pak, që të mund të shënohet me transmetues satelitorë, në ngjashmëri të 11 shkabave të zeza në vendin tonë. Ndërkohë, po kërkohet emër për vogëlushin. Kështu që çdo një propozim është i mirëpritur!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: “Ballkani i Gjelbër”
Profesioni i kuzhinierit po bëhet gjithnjë e më prestigjioz, dhe njerëzit që merren me të duhet ta duan vërtetë, sepse orët e punës janë të shumta, ngarkesa dhe përgjegjësitë – gjithashtu. Mbrojtësi qiellor i kuzhinierëve është Shën Lorenci – një..
Është gjithmonë bukur dhe frymëzuese kur flasim për talentet bullgare në mbarë botën. Dhe është edhe më frymëzuese kur bëhet fjalë për fëmijët. Në një ceremoni të veçantë në Sofje, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit vlerësoi fituesit e..
Si çdo vit, të shtunën e dytë të muajit gusht fillon sezoni i gjuetisë për thëllëzën, pëllumbin e egër, turtullin dhe në përgjithësi për speciet shtegtuese të egra. Sipas rregullave të përcaktuara, gjuetia kryhet vetëm gjatë ditës – një orë para lindjes..
Si çdo vit, të shtunën e dytë të muajit gusht fillon sezoni i gjuetisë për thëllëzën, pëllumbin e egër, turtullin dhe në përgjithësi për speciet..
Është gjithmonë bukur dhe frymëzuese kur flasim për talentet bullgare në mbarë botën. Dhe është edhe më frymëzuese kur bëhet fjalë për fëmijët. Në një..
Profesioni i kuzhinierit po bëhet gjithnjë e më prestigjioz, dhe njerëzit që merren me të duhet ta duan vërtetë, sepse orët e punës janë të..