Kishte gabime në menaxhimin e pandemisë. Më e madhja prej tyre ishte krijimi i panikut, tha këshilltarja e Ministrit të Shëndetësisë Prof. Mira Kozhuharova për Nova TV. Ajo mendon se pandemia nuk ka mbaruar dhe ndoshta do të ketë qarkullim të shtuar të virusit në vjeshtë. “Shpresoj se gjithnjë e më shumë njerëz të duan të vaksinohen. Tani është momenti që njerëzit e moshuar të bëjnë një gjest për fëmijët e tyre të rritur - të vaksinohen dhe t’u japin atyre mundësinë të jenë të qetë”, tha Kozhuharova.
Para bTV, kryeinspektori shëndetësor shtetëror Angell Kunçev gjithashtu kërkoi të shpejtojë vaksinimin. Ai bëri thirrje për një fushatë të gjerë informacioni për të bindur njerëzit të vaksinohen.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..