Një përkthim i pasaktë i asaj që tha udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë - DPS Mustafa Karadajë në takimin e tij me Kryetarin e Parlamentit Turk provokoi reagime të ashpra në Bullgari. Këtë e komentoi para BNR eurodeputeti Illhan Kyçuk.
“Karadajë tha “atdheu i turqve bullgarë është toka ku ata kanë lindur”, përkatësisht Bullgaria. Ata e shohin Turqinë si shtëpinë e tyre stërgjyshore - anavatan. Që këtu vjen interpretimi i madh. E njëjta gjë mund të thuhet për bullgarët etnikë që jetojnë në Ukrainë, Moldavi, Krahinat Perëndimore, të cilët deklarojnë se Bullgaria është shtëpia e tyre stërgjyshore. Por ata jetojnë në Serbinë, Moldavinë, Ukrainën e sotme dhe askush nuk vë në dyshim besnikërinë e tyre.” Sipas Kyçuk, besnikëria e DPS ndaj Bullgarisë nuk mund të vihet në dyshim.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..