Më 10 qershor sivjet Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen në Qiej të Zotit Krisht ose Ditën e Shpëtimit Njerëzor. Kjo festë gjithnjë bie ditën e enjte 40 ditë pas Pashkëve. Sipas besimeve të krishtera pas Ringjalljes Jisu Krisht mbeti në Tokë për të predikuar midis dishepujve të tij si një Njeri Perëndi. Në ditën e 40-të në rrëzat e Malit të Ullinjve pranë Jerusalemit ai u ngjit në qiell. Ky akt është shpëtimtar për njerëzimin dhe prandaj dita quhet edhe Dita e Shpëtimit Njerëzor.
Sipas besimeve kjo ditë mblidhen shpirtrat e të gjithë të vdekurve të cilët janë të liruar nga E Enjtja e Madhe. Natën duke u gdhirë Dita e Ngjitjes në Qiej të Zotit Krisht zanat mbledhin dhe zbukurohen me lule të çelura kuruese. Prandaj, në prag të festës, njerëzit e sëmurë dhe gratë jopjellore shkojnë të flenë në livadhet. Dita e Shpëtimit Njerëzor është një festë e bukëpjekësve dhe ëmbëltorëve. Ditën e emrit festojnë ata që quhen Spas, Spasena, Spasimir, Spasimira, Spasiana, Spaska.
Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..
Trapezica është një nga tre kodrinat me të cilat njihet kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovgrad, që është emri mesjetar i qytetit të sotëm Veliko Tërnovo. E vendosur në veriperëndim të qytetit, ajo qëndron përballë kodrinës fqinje Carevec – vendi ku..
Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..