"Unë isha i bindur se megjithë problemet serioze dhe dallimet thelbësore, ne jemi një Komision i Përbashkët, por që nga takimi i 14-të i sotëm unë po e pyes veten nëse është vërtet kështu." Këtë e deklaroi në një konferencë bashkëkryetari i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Prof. Angell Dimitrov pas takimit.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut i ka refuzuar kategorikisht bisedimet mbi tema konkrete historike. Në vend të kësaj, ajo ka propozuar një kornizë të përgjithshme teorike për multiperspektivitetin, në të cilën fetishizohet e drejta e gjithsecilit për t’i interpretuar ashtu siç dëshiron ngjarjet historike.
"Ju e kuptoni se një metodë e tillë është një shfaqje e mosdëshirës për të ndryshuar çfarëdo që të jetë në interpretimin e së kaluarës në historiografinë e vendit tonë fqinj," tha Dimitrov. Takimi tjetër i 15 është planifikuar për në mes të tetorit.Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022...
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e..