Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më pak aplikime, por më shumë seksione zgjedhore

Dimitër Ivanov: Tashmë ndiejmë vështirësi në gjetjen e anëtarëve të komisioneve në të gjithë botën

Një ditë para afatit të fundit për aplikim për votim jashtë vendit – 15 qershor, u paraqitën më se 55 000. Nuk ka gjasa që deri në fund të ditës së sotme numri i tyre të arrijë 87 216 aq sa ishin në zgjedhjet e mëparshme parlamentare më 4 qershor. Sidoqoftë, sipas rregullave të reja për përcaktimin e vendvotimeve, gati dy herë më shumë vendvotime jashtë vendit pritet të hapen për votimin e parakohshëm të 11 korrikut - gati 800.

“Legjislacioni elektoral kishte nevojë për ndryshime të cilat të lehtësojnë votimin, por nuk duhet të mendohet se nga afro 1 milion bashkatdhetarë jashtë shtetit të cilët e kanë të drejtën e votimit, më shumë se 20-25 për qind do të votojnë” – komentoi në një intervistë për transmetimin “Atdheu jashtë kufirit” të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), politologu Tonço Kraevski.

Tonço Kraevski

Dimitër Ivanov është një bashkatdhetarë tanë i cili jeton në Zvicër që prej 20 vitesh. Për këtë periudhë numri i bullgarëve në këtë vend u rrit nga 5000 në 15 000. “Ne nuk jemi emigrantë klasikë. Ne jemi qytetarë modernë të lëvizshëm bullgarë, jetojmë në një kohë dinamike të komunikimit celular dhe komunikimit në distancë, gjë që e bën lidhjen tonë me Bullgarinë të pandashme”, thekson ai. “Meqenëse jetojmë në vende të rregulluara mirë, ne shohim zgjidhjet e problemeve në vendin tonë”- është përgjigjja e tij ndaj akuzave se bullgarët jashtë kanë një ide të gabuar të asaj që po ndodh në atdhe.

Dimitër Ivanov

Pozita e tij aktive prej qytetari dhe interesi ndaj jetës politike tek ne Dimitër Ivanov shpreh duke marrë pjesë tashmë 15 vjet në organizimin e zgjedhjeve jashtë shtetit. Ai është koordinator global i rrjetit të vullnetarëve bullgarë për zgjedhjet.

“Pasi në zgjedhjet më 4 prill u hapën 464 seksione tani ata do të arrijnë gati 700-800. Aplikime për hapjen e seksioneve paraqiten deri më 15 qershor. Numri më i madh i seksioneve do të çojë në aktivitet më të lartë. Periudha në të cilën zhvillohen zgjedhjet është shumë e rëndësishme. Korriku është muaji aktiv i pushimeve kështu që disa nga bashkatdhetarët tanë do të jenë tashmë në Bullgari. Ne tashmë kemi vështirësi për të gjetur anëtarë të seksioneve nëpër botë. Pas vitit të epidemisë së Covid tashmë mund të udhëtohet me certifikata për sëmundje dhe për vaksinim. Kështu ndoshta një pjesë prej bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit do të zgjedhin të votojnë në Bullgari”, supozon Dimitër Ivanov.

Votimi i detyrueshëm me makinë gjithashtu është një pengesë në organizimin e zgjedhjeve jashtë shtetit.

Daniell Stefanov

“Komisioni Qendror Zgjedhor duhet të vendosë nëse me makinat e disponueshme të sigurohet votimi vetëm në Bullgari, dmth të mendohet për vendosjen e një makine të dytë në disa seksione ose të mbeten nga një, ndërsa me të tjerët të kërkohet mundësi për t’u mbuluar seksionet jashtë shtetit- komentoi në një intervistë për BNR “Horizont” eksperti i sistemeve zgjedhore Daniell Stefanov. – Në njërën situatë sigurojmë një ditë normal zgjedhor, ndërsa në tjetrën – shkelim Kodin Zgjedhor.”

Sidoqoftë, përkundër të gjitha vështirësive, asnjë metodë e votimit nuk duhet t'u pengojë votuesve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Popullsia e lejlekëve të bardhë është rritur me një të tretën

Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..

botuar më 25-10-12 6.20.PD
Gazetari Hristo Grozev

Gazetari Hristo Grozev në Berlin: Çmimi evropian vërteton se vitet e mundimit ia vlejnë

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..

botuar më 25-10-11 12.17.MD
Natalija Efremova

Interes rekord për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të drejtuar për bullgarët jashtë vendit

Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..

botuar më 25-10-11 11.00.PD