Rivendosja e punësimit pas pandemisë Covid-19 duhet të bëhet një përparësi për vendin tonë, tha Ministri i Çështjeve Sociale Gëllëb Donev në fjalën e tij në seancën e 109-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, e cila u mbajt online. Në të morën pjesë të gjitha vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.
Sipas tij, cilësia e fuqisë punëtore mund të përmirësohet duke ofruar më shumë mundësi për trajnim, përdorimin e teknologjive digjitale dhe zhvillimin e formave të reja të zhdërvjellëta të punës dhe punën nga distanca. Ministri njoftoi se sipas skemës 60/40 për subvencionimin e pagave dhe ruajtjen e vendeve të punës vitin e kaluar u shpenzua më shumë se 1 për qind e produktit të brendshëm bruto. Gjithashtu u bë e qartë se qeveria parashikon një program garancie prej 2.5 miliardë leva për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme dhe personat e vetë-siguruar.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..