Një qytezë speciale e verës në qendër të Sofjes, mbi 1000 lloje verë prej 12 shteteve ballkanike, një program i larmishëm muzikor dhe kulinar - e gjithë kjo i pret vizituesit e Festivalit të Dhjetë Ndërkombëtar Ballkanik të verës, i cili do të zhvillohet midis 17 dhe 19 qershorit përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet. Ngjarja realisht filloi përpara një jave me zhvillimin e konkursit të 10 Ndërkombëtar Ballkanik të Verës në Shkup (në Maqedoninë e Veriut), në të cilin u dalluan verërat më të mira nga çdo një vend pjesëmarrës. Eliksiret fituese do të mund të provohen dhe në Sofje.
“Ashtu si çdo vit, kështu dhe sivjet, mundëm të ftojmë një juri shumë të njohur ndërkombëtare me titullin më të lartë në botë të verës Master of wine, të cilin e pronësojnë vetëm 350 veta në të gjithë botën - tregon Galina Niforu, kryetare e Konkursit dhe Festivalit Ndërkombëtar Ballkanik të Verës. Në një darkë të veçantë gala në Shkup shpallëm verën më të mirë për çdo një shtet, çmimet e ashtuquajtura Best of show. Kurse në Sofje do të shpallim fituesin e madh “Vera më e mirë në Ballkan” dhe trofetë në kategoritë e ndryshme për verë më të mirë të bardhë, të kuqe, roze, për desert dhe verë me gaz, si dhe dekoratat e varieteteve vendase.”
Lajmi më i madh nga Shkupi ishte shpallja e kryetarit të ri të jurisë së konkursit për 10 vjetët e ardhshme - ky është Igor Llukoviç nga Serbia, sqaroi zonja Nikiforu. Ai zëvendëson kryetarin e deritanishëm Konstantinos Lazarakis, i cili është Master of wine i parë në Ballkan dhe do të vazhdojë të jetë një kryetar nderi i Konkursit Ndërkombëtar Ballkanik të Verës.
Një befasi tjetër për Festivalin është një çmim i sapo themeluar “Personaliteti i Verës në Ballkan”:
“Ai do t’i jepet njeriut i cili ka kontribuar më tepër për prezantimin e verës ballkanike nëpër botë, për zhvillimin dhe tregtinë e saj . Çmimin sivjet e merr Poll Robërt Bllom , i cili që nga viti 1964 punon për popullarizimin e verës nga regjioni i Holandës dhe shtetet nga Evropa Perëndimore”.
Kurse sa i përket vetë Festivalit të Verës në kryeqytet, Galina Niforu është kategorike se ai do të jetë një festë e vërtetë për kryeqytetasit dhe miqtë e qytetit, por më tepër për shqisat tona.
“Jashtëzakonisht shumë miq të huaj kanë deklaruar pjesëmarrjen e vet. Janë të akredituar gazetarë nga Skandinavia, nga Evropa Perëndimore, nga të gjitha shtetet ballkanike. Që të gjithë ambasadorët nga vendet ballkanike do të jenë në hapje, që tanimë është një traditë për festivalin tonë. Do të ketë një program shumë interesant dhe të pasur muzikor gjatë të gjitha tri ditëve. Dhe kuptohet, pjesëmarrësi më i rëndësishëm në festival do të jetë vera ballkanike - kemi mbi 1000 lloje vere, të cilat do të mund të degustohen. Do të prezantohen akoma shumë kantina të reja me produktin e vet.”
Pandemia e covidit nuk ka lënë pa prekur dhe prodhimin e verës, por nuk ka prekur cilësitë e verës, është kategorike Galina Niforu. Rendimenti i vitit 2020 është shumë i mirë në pjesën dërmuese të shteteve ballkanike, por ka një ulje në shitjet, gjë e cila është krejtësisht e kuptueshme, duke pasur parasysh mbylljen e gjatë të lokaleve dhe të hoteleve. Por në kohë krize shpëtojnë më të mirët, mendon kryetarja e Shoqatës Bullgare të Prodhuesve dhe Eksportuesve të verës Galina Niforu. Sipas saj me hapjen e lokaleve dhe me fillimin e stinës së verës gjërat do të stabilizohen, kurse deri më një vit do të normalizohen.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: balkanswine.eu, arkiv
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..
Gjatë gjithë verës, dhe madje edhe tani, Bullgaria ka luftuar zjarre të shumta - fushore dhe pyjore. Në të njëjtën kohë, mbi gjysmë milioni njerëz janë pa ujë ose në një regjim të rreptë uji . Të zhytura në problemet aktuale, si qytetarët, ashtu..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe..