Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Ministrat me bindje të ndryshme politike mund të bashkohen rreth parimeve

Foto: BGNES

Kabineti i përkohshëm vërtetoi se ministrat me bindje të ndryshme politike mund të bashkohen rreth parimeve, përparësive dhe vlerave të qarta, tha Presidenti Rumen Radev në një takim pune me ambasadorët e BE, Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara. Lidhur me sanksionet e vendosura mbi persona fizike dhe kompani bullgare nga Ligji Global “Magnitski”, kreu i shtetit përshëndeti vendimin e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në PE për të dërguar misionin e tij. Rumen Radev gjithashtu vlerësoi sinjalet pozitive javët e fundit në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe rifillimin e dialogut në nivelin më të lartë. Në takimi gjithashtu u diskutua mbi shpenzimin e fondeve të mëdha publike nga ish qeveria përmes të ashtuquajturve prokurime të drejtpërdrejta, jo ​​përmes prokurimeve publike.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD