Kabineti i përkohshëm vërtetoi se ministrat me bindje të ndryshme politike mund të bashkohen rreth parimeve, përparësive dhe vlerave të qarta, tha Presidenti Rumen Radev në një takim pune me ambasadorët e BE, Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara. Lidhur me sanksionet e vendosura mbi persona fizike dhe kompani bullgare nga Ligji Global “Magnitski”, kreu i shtetit përshëndeti vendimin e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në PE për të dërguar misionin e tij. Rumen Radev gjithashtu vlerësoi sinjalet pozitive javët e fundit në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe rifillimin e dialogut në nivelin më të lartë. Në takimi gjithashtu u diskutua mbi shpenzimin e fondeve të mëdha publike nga ish qeveria përmes të ashtuquajturve prokurime të drejtpërdrejta, jo përmes prokurimeve publike.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..