Vizita e Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev më 17 qershor në Sofje filloi në një shkallëminore dhe në një sigurim të tepruar nga të dyja palët. Një ditë para mbërritjes së delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Jashtme Bullgare deklaroi, se në Këshillin e ardhshëm Evropian (24-25 qershor) Bullgaria nuk do të miratojë fillimin e negociatave me Shkupin për aderim në BE. Shkaku është moszbatimi i përhershëm maqedonas i Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë nga viti 2017. Herën e radhës Zaev u justifikua me situatën aktuale politike: “Kam ndjenjën se edhe më 22 qershor nuk do të ketë vendim, sepse Bullgaria ka një qeveri të përkohshme dhe nuk ka parlament”. Ai përshkroi gjithashtu edhe linjat e kuqe të Shkupit, se “nuk do të negociohen gjuha dhe identiteti maqedonas”. Që prej kohe Sofja thekson se i ka njohur të dyja, por me sqarimin se kjo vlen për periudhën pas shpalljes së tyre në vitin 1944.
“Politika e Bullgarisë është e pandryshuar prej shumë vitesh. Ne i mbështetim fuqimisht Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugën e pranimit të tyre në BE. Por së pari duhet të sqarojmë problemet me njëri-tjetrin në mënyrë që të mos i sjellim ato në BE.” Këtë e tha Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev pas bisedimeve me mikun nga Maqedonia e Veriut. “Mosmarrëveshja midis Shkupit dhe Sofjes është dypalëshe dhe duhet të zgjidhet në mënyrë bilaterale”, u pajtua edhe Zoran Zaevi pas lobimit sistematik muaj të tërë me radhë kundër Bullgarisë në një sërë kryeqytetesh evropiane. Vizita në Sofje do të inkurajojë punën e Komisionit të Përbashkët Historik krijuar në kuadrin e Marrëveshjes së Fqinjësisë, premtoi ai për të satën herë.
“Historianët janë njerëz të shkencës... Por ata nuk duhet të bëhen ndërmjetës në politikë, sepse politika është përgjegjësi të qeverive”, tha para Agjencisë Maqedonase të Lajmeve Kryeministri bullgar. “A duhet të presim edhe pesë vjet që ky komision të arrijë diçka? Sipas mendimit tim, kjo nuk është realiste”, theksoi Janev.
“Në një farë mase, Marrëveshja e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, të cilën ju e nënshkruat në vitin 2017, nuk kishte kushte dhe afate specifike detyruese. Kjo lejoi interpretime të ndryshueshme” tha Presidenti Rumen Radev në takimin me Kryeministrin Zoran Zaev. Kreu i shtetit bullgar theksoi, se gjatë 2 viteve të fundit marrëdhëniet dypalëshe janë në rrugë pa dalje, gjë qëndikoi mbi negociatat e Shkupit me BE. Presidenti shprehu shpresë që pala maqedonase pas një vonese 2 vjeçare më në fund mund të akreditojë ambasador të vet në Bullgari.
Miku dhe mikpritësit nuk shpallën publikisht se sa hapa konkretë po diskutohen për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Sipas burimeve të ndryshme Zaev premtoi se Maqedonia e Veriut do të korrigjojë Kushtetutën dhe se do të regjistrojë bullgarët si pjesë e grupeve etnike që banojnë në vend. Shkupi shprehu gatishmëri të hapë arkivat e shërbimeve ish jugosllave në mënyrë që të publikojë persekutimet e bullgarëve maqedonas pas vitit 1944. U propozua për të miratuar dhe një deklaratë speciale për gjuhët e të dy vendeve të cilat janë të afërta, por gjithashtu të ndryshme dhe të njohura ndërkombëtarisht.
Në maqedonisht fjala "prosheta" do të thotë të shëtitësh. Në bullgarisht, "razshetam" – ec, është një folje e cila tregon ecjen përpara duke ndjekur një drejtim të caktuar dhe duke pasur një qëllim të caktuar. Nëse Zaev erdhi në Sofje vetëm për të “shëtitur” ose për të “ecur” do të bëhet e qartë nga veprimet e ardhshme të Shkupit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..