Kuarteti “Sllavej” feston 30 vjetorin e fillimit të vet - kohë, gjatë së cilës ansambli konfirmoi famën botërore dhe sukseset e të kënduarit popullor bullgar të dhomës, një fenomen i vërtetë në këngët popullore polifonike.
Historia
Gjatë vitit 1991 këngëtarja popullore nga krahina e Pazarxhikut Nadka Karaxhova mbledh zërat e përshtatshëm – të Svetlla Karaxhova (vajza e saj), të Liljana Galevska (me një stil karakteristik për krahinën e Trënit) dhe të Stojana Llallova (me butësinë e krahinës së Trakisë). Të katër solistet e Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev” vënë fillimin e karrierës së vet muzikore si kuarteti “Sllavej” /bilbil/. Me kalimin e viteve ndodhin ndryshime.
Tani, bashkë me Svetllën dhe Liljanën janë Kristina Karamfillova dhe Vanja Vakari. Që të gjitha janë këngëtare profesionaliste, të cilat zotërojnë stilet karakteristike të interpretimit në muzikën tonë popullore. Kjo larmi është specifika e repertorit të kuartetit “Sllavej”. Të suksesshme janë provat dhe incizimet në zhanrin e këngëve polifonike kishtare, me aranzhim të kompozitorëve bullgarë. Me shumë ngrohtësi dhe gëzim janë pritur dhe interpretimet e tyre të përbashkëta me këngëtarët e muzikës pop Lili Ivanova, dueti “Riton” e të tjerë. Krahas me magjepsjen e këngëve pa shoqërim muzikor, ato me mjaft sukses janë në një partneritet dhe me orkestrat e njohura “Pllam”, “Kanaret”, “Shturo make”, me kuartetin e meshkujve “Svetogllas”, me kore të tjera folklorike. Zhvillojnë koncerte dhe me ansamblin me të njëjtin emër “Sllavej”, kurse gjatë vitit 2017 zërat e tyre janë pjesë nga fonogrami i filmit “Mbreti i Belgjikës”- një prodhim i përbashkët i Belgjikës, Gjermanisë dhe Kanadasë.
Aktiviteti i koncerteve i kuartetit të famshëm është i jashtëzakonshëm
Të shumta janë turnetë e tyre në Evropë, Azi, Amerikë, Afrikë. Disko grafia e këngëtareve vokale është gjithashtu mbresëlënëse - janë lëshuar 18 albume, mbi 80 incizime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare, video të shumta. Janë iniciatorë të konkursit kombëtar “Këndon zogu”, kushtuar themelueses Nadka Karaxhova, e cila vdiq gjatë vitit 2011. Si dhe të online konkursit ndërkombëtar të zhvilluar për herë të parë “Dritë dhe talente”. Formacioni është mbajtës i çmimeve dhe dekoratave prestigjioze: “Shekulli i artë” nga Ministria e Kulturës, “Lira e kristaltë”, Medalje e artë dhe e Argjendtë” nga Lidhja e Veprimtarëve Muzikorë dhe të vallëzimit, të statujës “Fenomen i Bullgarisë” nga fondacioni “Fenomen” e të tjera.
30 vjetorit festiv Liljana Galevska ia kushtoi dhe librin e vet me titull “Bilbilat e Bullgarisë - fati i engjëjve”. Këngëtarja e njohur tregon kujtime dhe drejton ftesë për një shfaqje të ardhshme të kuartetit:
“Në këtë pandemi kuarteti “Sllavej” nuk pushoi të punojë dhe të krijojë. Nadka Karaxhova me mjeshtëri dhe zotësi zgjodhi zërat dhe kështu 30 vjet kuarteti shpërndan folklorin tonë nëpër botë. Ideja për librin “Bilbilat e Bullgarisë - fati i engjëjve” është që përpara 3-4 vjetëve. Me muzikën tonë jemi të njohura nëpër të gjithë botën, e magjepsim publikun dhe me kostumet tona të bukura. Formohet një larmi e madhe me zëra dhe kostume. Bilbilat e Bullgarisë kanë fatin e engjëjve, sepse ne sjellim mirësinë, bukurinë e Bullgarisë tonë nëpër katër kontinentet. Kur për herë të parë ishim në Japoni, pas këngës së parë që interpretuam kishte një qetësi. Ne u shqetësuam pak, por e kuptuam se publiku është i magjepsur nga këngët tona dhe është në relaksim. Kuarteti ka shkuar 8 herë në Japoni, ku kemi shumë miq dhe një shoqëri të kuartetit “Sllavej”. Kemi pasur dhe koncerte të shumta në Francë, një vit ishim aty 20 herë. Pas koncerteve erdhën tek ne për të na përshëndetur, na prekën kostumet. Një grua e moshuar më puthi dorën dhe më tha: “Ju jeni fantastike, ju jeni të shkëlqyera, ju sillni dritë, kur këndoni”.
Më 20 qershor do të kemi koncert në kopshtin e Borisit në orën 18. Aty do të prezantohet dhe libri. Do të marrim pjesë bashkë me laureatët nga “Dritë dhe talente” dhe “Këndon Zogu”, formacioni i vallëzimit “Sllavej”. Ftoj që të gjithë, hyrja është e lirë. Do të mund të shijoni këngët dhe vallëzimet e bukura. Kuarteti “Sllavej” është një dritë, muzikë, dashuri. Jam e lumtur se jam midis këtyre zërave të bukur”.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaToma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën..