Në shekujt XII-XIV në rajonin e kryeqytetit të vjetër bullgar Tërnovo, u ndërtuan shumë manastire, të cilat u vendosën si qendra kryesore shpirtërore dhe kulturore brenda Shtetit të Dytë Bullgar. Midis tyre është Manastiri i Shenjtorëve Pjetri dhe Pavli, i njohur gjithashtu si Manastiri i Ljaskovecit, sepse ndodhet shumë afër qytetit të sotëm Ljaskovec. Manastiri madhështor, që shtrihet mbi shkëmbinjtë e lartë të Pllajës së Arbanasit, sot vizitohet nga dhjetëra mijëra besimtarë dhe turistë nga e gjithë bota.
Nga larg silueta e manastirit na kujton një kështjellë mesjetare. Sipas legjendës, tokat përreth manastirit kanë qenë pronësi e vëllezërve Pjetri dhe Asen. Kur e shpallën kryengritjen për çlirimin e Bullgarisë nga sundimi bizantin në vitin 1185, ata u betuan - në rast se kryengritja është e suksesshme, të ndërtojnë një manastir në këtë vend të shenjtë. Dhe e mbajtën premtimin e dhënë!
Gjatë viteve të errëta të sundimit osman, manastiri u dogj dhe u shkatërrua, por më pas u ringjall si një feniks nga hiri. Në të vërtetë historia e këtij tempulli të shenjtë të krishterë është e trazuar. Më shumë hollësi për të mund të mësoni në artikullin tonë “Mua nuk më preku as shpata dhe robëria, as zjarri, as tërmeti” – Manastiri i Shenjtorëve Pjetri dhe Pavli nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi:Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Karin Dom” – Varna po organizon iniciativën bamirëse “Çmimet Ivan Stançov” në kujtim të diplomatit bullgar dhe themeluesit të organizatës – ambasadorit Ivan Stançov, njoftoi organizata civile. Më 23 tetor do..
Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të qytetit – Ditën e Shën Dhimitrit (Dimitrovden). Programi i pasur i festivalit të ri “Ditët e Tetorit..
Më 19 tetor nderojmë kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski, Çudibërësi. Ai është themeluesi i Manastirit të Shenjtë të Rillës – qendra më e madhe dhe me ndikimin më të madh shpirtëror në Bullgari. Mendohet se Joan Rillski..