Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësimet e epidemisë së kovidit

Docenti Petër Atanasov: “Pacienti nuk është një llogari financiare!”

Foto: Darina Grigorova

Çdo mëngjes, pavarësisht nëse është ditë pune ose ditë pushimi, përpara kabinetit të docentit Petër Atanasov , në klinikën “Sëmundje të Brendshme” të Spitalit Universitar për një shërim aktiv dhe një mjekësi të shpejtë “Pirogov” radhiten pacientë. Pjesa më e madhe prej tyre janë për ndjekje të gjendjes pas një infeksioni të kaluar të koronavirusit, por ka dhe të tjerë, të cilët kanë ardhur me dhimbjen e vet nga skaji tjetër i vendit, me shpresën që doktori të mund të largojë frikësimet e tyre. Përpara se të ikin, pacientët e pyesin me ndrojtje “Sa duhet t’ju jap?” “Asgjë - buzëqesh ai dhe shton: Një qëndrim të mirë!” Dhe kjo përsëritet me çdo një pacient.

Docenti Atanasov* beson se një mjek nuk duhet të hyjë në marrëdhënie financiare me pacientët e vet në asnjë mënyrë. “Njeriu i gjallë nuk është një llogari financiare - thotë ai dhe shton: Nuk dua të merrem me këtë! Nuk dua që të kem kufizime me një karakter financiar, për shkak të të cilëve fare jo me paramendim të dëmtojë shëndetin e njeriut. Me veprim ose mosveprim, nëse e lëndon një pacient, kjo nuk është profesionale!”


Në fillim të muajit mars 2020, docenti Atanasov ishte ndër mjekët e parë të cilët u ndeshën me infeksionin viral në Bullgari. Atëherë vetëm për njëzet e katër orë, Reparti i Urgjencës, Klinika e Sëmundjeve të Brendshme dhe një pjesë nga reanimacioni në “Pirogov” kthehen në njësi të trajtimit të pacientëve me Covid-19, të cilët pranojnë rastet më të rënda në Sofje dhe në Bullgari. Kurse e gjithë përgjegjësia për vendimet e vështira në kohën e krizës i merr përsipër docenti Atanasov, si shef i  të gjithë departamentit të Covid. Ai vet personalisht ndjek çdo një pacient - prandaj dhe jehonat për të dhe për ekipin e tij janë jashtëzakonisht të mira:

“Unë falënderoj për vlerësimin! Pacientët janë viktima dhe ata me të vërtetë mund të vlerësojnë nëse e kemi përballuar dhe si e kemi arritur atë. Ne thjesht po e kryenim punën tonë. E analizuam situatën nëpër botë dhe për mua qe më se e qartë se që të mund të përballojmë këtë situatë, duhej të gjenim një farë zgjidhjeje. Me frikësime të shumta, kuptohet, vendosa të imunizohemi në rrugë natyrale, duke filluar me veten time. Doli se gjatë veprimeve të arsyeshme e të qëndrueshme, njeriu mund të fitojë një imunitet të qëndrueshëm. Duke ndjekur mbi 400 pacientë, të cilët e përjetuan sëmundjen përpara një viti, mund të them se tek 99% prej tyre imuniteti vazhdon lehtë të ngrihet përpjetë.”

Në Covid-repartin ** e spitalit “Pirogov” janë vizituar dhe mjekuar mbi 5000 të sëmurë në një gjendje mesatarisht të rëndë dhe të rëndë (duhet të kuptoni një gjendje shumë të rëndë), kurse mbi 20 000 janë rastet më të lehta të diagnostikuar, të shëruar dhe të ndjekur në bazë ambulatori, që i jep një pamje adekuate ndërlikimit të sëmundjes. Mjerisht, një pjesë e madhe prej bullgarëve, të cilët nuk kanë pasur prioritetin të mjekohen aty , janë të lënë vetëm në vullnetin e mirë të mjekut të tyre të përgjithshëm personal, i cili duhet të manovrojë midis kufijve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe shëndetit të pacientëve.” Në kohën e kaluar pranonim pacientë me diagnoza, kurse tani jemi të detyruar të pranojmë me të ashtuquajturat “shtigje shëndetësore”. Dhe kjo tregon se këto gjëra duhet të korrigjohen!” - është kategorik docenti Atanasov dhe shton:

“Ne vendosëm një sistem monopolist, janë bashkangjitur disa shabllone, por një njeri nuk mund të shërohet me shabllone - shënon ai. Futja e trajtimit në një algoritëm të thatë dhe të vdekur - nuk çon deri në rezultate të mira. Kur bëhet fjalë për një kërcënim kundra një numri të madh njerëzish - do të zgjedhësh të keqen më të vogël, por pavarësisht nga kjo duhet të luftosh për çdo një jetë njerëzore! Nganjëherë duhet të japësh më shumë kohë, më shumë mjete, më shumë përpjekje, më shumë mendim dhe kuptohet më shumë para , por nuk dua që paratë të më interesojnë dhe të më drejtojnë rrugën! Shumë shpesh kjo çon deri në një ekonomi nga shëndeti i pacientit, kurse kjo është një krim kundra njeriut!”


*Doc. dr. Petër Atanasov drejton Klinikën e Sëmundjeve të Spitalit Universitar për një shërim aktiv dhe një mjekësi të shpejtë që nga viti 2014, por në spital punon që nga viti 1992. Ka mbrojtur specialitete në mjekësinë e brendshme, në hematologjinë klinike, në informacionin shkencor mjekësor, menaxhim dhe  mjekësi urgjente. Ai është autor i mbi 100 publikimeve shkencore.  

**Periudha e rimëkëmbjes duhet të monitorohet në mënyrë të detyrueshme, për shkak të rrezikut nga shfaqja e lëndimeve të përhershme dhe kërcënuese për jetën. Ekziston edhe një qendër thirrjesh koordinuese  për pacientët për ndjekjen e të sëmurëve të cilët janë nën karantinë në shtëpi dhe të atyre të dalë nga spitali, të cilët vazhdojnë të vërehen në vazhdim të një viti. Ka dhe një linjë telefonike të ndihmës psikologjike dhe për nëpunësit mjekësorë në spital.

Foto: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD