Më 24 qershor, pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës /NDK/, Universiteti i Ri Bullgar /NBU/ po hap një librari dhe galeri "NBU në qendër". Hapësira e re do të promovojë veprimtaritë botuese të universitetit, si dhe punën e studentëve dhe pedagogëve të programeve artistike. Ideja erdhi nga kryetari i bordit universitar Veselin Metodiev, zv. Kryeministër dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës /1997-1999/.

"Universiteti ynë është unik për faktin se kemi programe mësimore, të lidhura si me shkencën, ashtu dhe me artin," tha ai. "Ne universitetin tonë mund të studioni shkenca kompjuterike, psikologji, filozofi, teatër, histori, etj." Pikërisht kjo veçori e universitetit provokoi idenë për krijimin e një qendre kulturore:
"Ky është një vend ku njerëzit nga universiteti dhe miqtë e shkollës mund të takohen, të shkëmbejnë mendime ose të paraqesin një libër," vazhdoi z. Metodiev. Bëhet fjalë për aktivitete modeste karakteristike për universitetin tonë. Ne kemi trashëgiminë e një prej përkthyesve më të mirë të letërsisë antike greke - prof. Bogdan Bogdanov, themeluesi i universitetit. Në të njëjtën kohë, kemi autorë që merren me filozofinë e shekullit XX. Jemi krenarë për klasat master të profesorëve të nderit të cilët janë njerëz të njohur në shoqërinë tonë moderne. Midis tyre janë aktorja Cvetana Maneva, pianisti dhe kompozitori i ndjerë i xhazit Millço Leviev, këngëtarja e operës me famë botërore Rajna Kabaivanska. Ata të gjithë ndërtojnë imazhin shumëplanësh të universitetit, i cili do të paraqitet përmes qendrës ".

Ky vend do të funksionojë jo vetëm si një librari dhe hapësire arti për forma teatrale dhe muzikore dhe për punimet e studentëve të arteve plastike, por këtu do të paraqiten mundësitë për studim në universitet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Universiteti i Ri Bullgar /NBU/, BGNESFilmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën kulturore të Bullgarisë – Festivali i artit operistik dhe baletik në Stara Zagora, fillon tradicionalisht me premierën e mikpritësve nga Opera e Stara Zagorës. Më 21 dhe 22 nëntor, trupa e parë operistike jashtë..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës...