Italia, romantike dhe e bukur- е tillë do të na paraqitet nga këngëtarja e operës Srebrina Mineva dhe pianistja Ermilla Shfajcer në koncertin e vet më 29 qershor në Muzeun e kryeqytetit “Boris Hristov”. Dhe për të mos fshehur asnjë nuancë apo imazh i çastit nga vëmendja e publikut, aktori Rashko Mlladenov do të përshkruajë me fjalë La Bella Italia përmes përkthimit të arieve dhe këngëve.
Vepra të Belinit, Maskanit, Tostit dhe Ferarit kanë zgjedhur muzikantët për shfaqjen e tyre të dhomës në kuadër të Festivalit të 17 të Arteve "Boris Hristov".
“U munduam të zgjedhim vepra, të cilat janë shumë të bukura dhe elegante -thotë sopranoja Srebrina Mineva. Pjesa më e madhe prej tyre nuk janë kaq shpesh të interpretuara tek ne, por mendojmë se do të pëlqehen nga publiku. Të tilla janë për shembull katër këngët në ciklin “Rispetti” të Ermanno Wolf-Ferrari - varg të bukura, përshkruese dhe emocionuese (“rispetti” do të thotë pikërisht kjo). Kurse përmes këngëve të Francesco Paolo Tosti do të rikujtojmë anën operistike të Italisë, sepse ato përmbajnë në vetvete dhe këtë stilistikë”.
Srebrina Mineva dhe Ermilla Shvajcer jo rastësisht ndalen mbi një program krejtësisht italian. Srebrina ka një master në këndimin e operës tek Maurizio Torelli, drejtor i Institutit Kombëtar “Françesko Paolo Tosti “në Ortona, kurse Ermilla ka punuar si një pedagoge dhe shoqëruese në piano në Operën e Cyrihut dhe në Fondacionin për këngëtarë të rinj të operës të Elisabeth Schwarzkopf. Të dyja e gjejnë njëra tjetrën në Departamentin e “Muzikës” në Universitetin e Ri Bullgar si studente dhe pedagoge dhe shumë shpejt pas kësaj bëhen partnere në bërjen e muzikës së dhomës. Srebrina Mineva aktualisht është pjesë nga korri i përzier i Radios Kombëtare Bullgare dhe nganjëherë këndon si soliste, derisa Ermilla Shfajcer shoqëron nëpër koncertet vokale dhe u jep mësim studentëve në Akademinë Kombëtare Muzikore dhe në Universitetin e Ri Bullgar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Srebrina Mineva
Adhuruesit e xhazit e dinë tashmë – në kulmin e verës Bansko bëhet kryeqyteti i xhazit i Bullgarisë! Dëshmi e suksesit të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit në shkallë të gjerë është zgjerimi i tij – këtë vit për herë të parë do të zgjasë dhjetë..
Rërë, ujë, rreze, në livadhe – vesë… Të gjitha këto i gjejmë në këngën e re origjinale të Teddy Velvet "E tashmja ime", e cila përfshin njerëzit më të dashur për Teddy-n: djalin e saj, babain e saj dhe të dashurin e saj. "E tashmja ime" është..
Grupi Etherea prezanton këngën e tij të parë "Hajde, vajzë, le të vrapojmë" – një aranzhim modern i muzikës popullore (në origjinal – "Kate, Kate, е bukura Kate”). Kënga është shumështresore, dinamike dhe u jep një skenë secilit prej katër..
Adhuruesit e xhazit e dinë tashmë – në kulmin e verës Bansko bëhet kryeqyteti i xhazit i Bullgarisë! Dëshmi e suksesit të Festivalit Ndërkombëtar të..