Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Sllovenia mori presidencën e BE

Në Lubjanë, Kryeministri Slloven Janez Jansa dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen riafirmuan perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kjo ndodhi në një konferencë të përbashkët në lidhje me marrjen e presidencës së BE nga Sllovenia më 1 korrik, transmetoi e dërguara speciale e BNR Angelina Piskova. Jansa u bëri thirrje vendeve anëtare të arrijnë një konsensus mbi zgjerimin e bashkimit dhe fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Prioriteti kryesor i presidencës sllovene do të jetë rimëkëmbja ekonomike e vendeve të BE pas pandemisë Covid-19. Presidenca e Lubjanës fillon në sfondin e kritikave ndaj Kryeministrit Janez Jansa dhe qeverisë së tij për presion mbi mediat dhe probleme me sundimin e ligjit.

Aleksandër Vuçiç: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë të bllokuar për BE nga Bullgaria

Arsyeja kryesore për të cilën BE nuk ka rënë dakord të fillojë bisedimet e aderimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është ngurrimi i tij për t’u zgjeruar. Këtë e tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për Euronews Serbia, cituar nga BGNES. “Maqedonia e Veriut nuk ka faj, pasi ajo ka përmbushur të gjitha kërkesat për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE, duke përfshirë ndryshimin e emrit të saj. Për më tepër, ankesat e Bullgarisë, të cilat çuan në një veto mbi Maqedoninë e Veriut, ishin “përralla për fëmijë të vegjël”, shtoi ai. I pyetur nëse Gjermania apo Franca nuk duan që vendet kandidate të bëjnë përparim në rrugën drejt BE, Vuçiç nuk pranoi të përmendte një vend specifik, por tha “sigurisht nuk ka dëshirë të zgjerohet për momentin”.

BERZH: Ekonomia rumune e përballoi shumë mirë krizën e koronavirusit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) korrigjoi vlerësimin e saj për zhvillimin ekonomik të Rumanisë, duke parashikuar rritje prej 6 për qind për 2021. Në vlerësimin e saj në shtator 2020, banka parashikoi rritje prej 3 për qind. Sipas raportit të BERZH, ekonomia rumune është përballuar shumë më mirë krizën e koronavirusit sesa pritej, me PBB-në në rënie me 3.9 për qind në vitin 2020. Rënia më e konsiderueshme u regjistrua nga konsumi i brendshëm - 4.9 për qind. Kontribut pozitiv në PBB dhanë ruajtja e investimeve dhe rritja e eksportit, njoftoi Radioja Publike Rumune.

Mevlut Çavushogllu: Turqit qipriotë nuk duhet të pranohen si një pakicë

“Barazia sovrane dhe statusi i barabartë janë të drejta themelore të turqve qipriotë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë këtë kauzë.” Këtë e shkroi në profilin e tij në Twitter Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushogllu, cituar nga Radio dhe Televizioni Turk. Ai e shkroi këtë në lidhje me vizitën e tij në Republikën Turke të Qipros Veriore e njohur vetëm nga Turqia, e cila për bashkësinë ndërkombëtare është pjesë e Republikës së Qipros. Çavushogllu tha se Turqia nuk është e prirë të pranojë qëndrimin e autoriteteve të Qipros ndaj turqve qipriotë si ndaj një pakice. Deklaratat e Ministrit të Jashtëm turk vijnë në sfondin e bisedimeve midis Qipros dhe kompanisë Exxon Mobil për rimëkëmbjen e zhvillimit të burimeve të gazit në shelfin qipriot në fund të vitit 2021. Sipas Turqisë asnjë nga palët nuk mund të pretendojë për shelfin dhe ndarja e të ardhurve duhet të jetë e drejtë mbi bazë të njohjes së barazisë së të dy popujve.

Në Zagreb arrestuan drejtorin e Radios dhe Televizionit Kroat

Drejtori i përgjithshëm i Radios dhe Televizionit Kroat Kazimir Baçiç u arrestua në Zagreb gjatë një aksioni të policisë dhe prokurorisë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, transmetoi BGNES. Sipas mediave kroate arrestimet janë me dyshim për korrupsion. Ndër të arrestuarit kishte edhe personalitete të tjera të njohura.

U hoqën tarifat roaming midis vendeve të Ballkanit Perëndimor

Nga 1 korriku u hoqën tarifat roaming midis Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës. Vendim për këtë u mor në samin e dytë digjital të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në 2019. Në fazën e parë të marrëveshjes që filloi në vitin 2019 tarifat roaming u ulën me 80 për qind. “Heqja e tarifave roaming është arritja më e madhe e Programit Digjital për Ballkanin Perëndimor, të cilin e nisa në vitin 2018”, shkroi në profilin e saj në Facebook eurokomisionarja bullgare Maria Gabriell.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD