4
Aktorë nga Teatri “Sofja” janë ambasadorët e rinj të fushatës në përkrahje të birësimit të kafshëve shtëpiake “Mos bli! Adopto!”
Disa nga artistët më të njohur në trupin e teatrit, disa madje në shoqërim me fëmijët e tyre, qëndruan para objektivit të fotografes Lilija Jotova dhe bënë një foto-sesion special me qen nga strehorja “Ekoravnovesie”. Fushata “Mos bli! Adopto!” ekziston tashmë tre vjet. Sivjet vetëm muajin maj u adoptuan 154 qen nga strehoret e organizatës.
Fotografitë me aktorët dhe miqtë e tyre me katër putra u mblodhën në një ekspozitë që vizituesit mund të shohin çdo mbrëmje deri në fund të sezonit, para shfaqjeve në skenën e verës. Hapja e ekspozitës më 1 korrik përkoi me hapjen e festivalit “Në Shkallët”, të cilin teatri organizon deri më 7 korrik.
Për të dytin vit radhazi, skena e hapur “Në Shkallët” në Parkun Zaimov do të jetë në gjendje të mirëpresë 150 spektatorë për të kënaqur me teatrin në natyrë.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..