Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Artistë përkrahin fushatën për birësimin e kafshëve

“Në Shkallët” është iniciativa tjetër verore e Teatrit të Sofjes

4
Foto: sofiatheatre.eu

Aktorë nga Teatri “Sofja” janë ambasadorët e rinj të fushatës në përkrahje të birësimit të kafshëve shtëpiake “Mos bli! Adopto!”

Disa nga artistët më të njohur në trupin e teatrit, disa madje në shoqërim me fëmijët e tyre, qëndruan para objektivit të fotografes Lilija Jotova dhe bënë një foto-sesion special me qen nga strehorja “Ekoravnovesie”. Fushata “Mos bli! Adopto!” ekziston tashmë tre vjet. Sivjet vetëm muajin maj  u adoptuan 154 qen nga strehoret e organizatës.

Fotografitë me aktorët dhe miqtë e tyre me katër putra u mblodhën në një ekspozitë që vizituesit mund të shohin çdo mbrëmje deri në fund të sezonit, para shfaqjeve në skenën e verës. Hapja e ekspozitës më 1 korrik përkoi me hapjen e festivalit “Në Shkallët”, të cilin teatri organizon deri më 7 korrik.

Për të dytin vit radhazi, skena e hapur “Në Shkallët” në Parkun Zaimov do të jetë në gjendje të mirëpresë 150 spektatorë për të kënaqur me teatrin në natyrë.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE me vepra madhështore dhe ide të reja nga 13 shtete

Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..

botuar më 25-10-02 9.15.MD

"Cirkolution" në Sofje!

24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..

botuar më 25-09-28 8.05.PD

Nga data 20 tetor fillon programi i bullgaristikës në Universitetin e Illinoisit

"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..

botuar më 25-09-24 4.20.MD