Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëtimi juaj buxhetor nga Sofja deri në bregun jugor të Detit të Zi

Foto: Ani Petrova

Fluturimet e lira, akomodimi buxhetor dhe çmimet e ulëta të ushqimit dhe transportit e bëjnë bregdetin bullgar të Detit të Zi një nga destinacionet detare më të përballueshme në BE. Prandaj, përveç grupeve të organizuara, vendi ynë mirëpret shumë turistë individualë - kryesisht “backpackers“ dhe të rinj nga e gjithë Evropa, të cilët organizojnë pushimet e tyre verore në brigjet e Detit të Zi përmes internetit.

Ju ofrojmë disa këshilla se si të shkoni nga kryeqyteti i Sofjes në bregdetin tonë jugor me transport publik në mënyrën më të lirë dhe më të përshtatshme.

Le të përfytyrojmë se keni mbërritur në Aeroportin e Sofjes me një fluturim me kosto të ulët dhe doni të vizitoni Burgas dhe vendpushimet jugore të bregdetit: Aeroporti ndodhet rreth 10 km. nga qendra e qytetit, dhe çmimi i një bilete të vetme për transportin publik është 1:60 stotinki (0.82 euro). Ju rekomandojmë që të përdorni metronë si automjeti më i shpejtë. Me të, për rreth gjysmë ore, do të arrini në Hekurudhën Qendrore dhe në Stacionin Qendror të Autobusëve në Sofje, të cilët ndodhen shumë afër njëri tjetrin dhe janë pika juaj e nisjes për në plazhet me diell të bregdetit bullgar të Detit të Zi.

Vini re se distanca midis Sofjes dhe Burgasit është 418 km. Çmimi i një bilete treni midis dy qyteteve lëvizet midis 20 dhe 45 levash (midis 10 dhe 23 euro), në varësi të itinerarit, numrit të ndalesave të ndërmjetme etj. Udhëtimi juaj do të zgjasë nga 5 deri në 7 orë. Treni më i shpejtë për në bregun jugor të Detit të Zi niset nga Hekurudha Qendrore e Sofjes në orën 23.00 dhe do t'ju çojë në Burgas për 5 orë. Bileta juaj do të kushtojë 41 leva (afro 20 euro). Autobusët për në Burgas nisen nga Stacioni Qendror i Autobusëve i Sofjes. Çmimet janë afërsisht të njëjta me ato të Hekurudhave, si dhe koha e udhëtimit. Pasi shëtitini nëpër Burgas, ju ndoshta do të dëshironi të vizitoni vendpushimet dhe qytetet e afërta. Mbani në mend se pavarësisht krizës me Kovid, shumë linja autobusi nuk do të funksionojnë këtë verë. Ju rekomandojmë që të informoheni paraprakisht për oraret në sajtet e internetit të stacioneve detare ose të shkoni në vend për të mësuar për mundësitë e transportit publik në destinacionin e zgjedhur nga ju.

Për shembull, nga stacioni i autobusëve Burgas ekziston një linjë e rregullt autobusi për në qytetin Ahtopoll, i cili ndodhet 77 km në jug. Do të arrini atje për 1 orë e 45 minuta, dhe bileta do t'ju kushtojë rreth 10 leva (rreth 5 euro). Ekziston edhe akoma një alternativë transporti  - këto janë mikrobusët të cilat i ka në shumicën e vendbanimeve. Për shembull, në qoftë se qëndroni në qytezën Carevo - prej atje për rreth gjysmë ore me minibus do të arrini në Sinemorec – një qytezë tjetër e bukur detare, në pikën më jugore të bregdetit tonë. Bileta kushton rreth 10 leva (rreth 5 euro). Dhe pasi të keni mbledhur përshtypjet dhe rrezet e diellit në jug të Burgasit, ju me siguri do të dëshironi të njihni Veriun me kryeqytetin e tij të njohur detar Varna. Mbani në mend se Riviera jonë e Detit të Zi nuk është e pajisur me një lidhje hekurudhore dhe ju do të duhet të mbështeteni plotësisht në linjat e autobusëve dhe minibusët. Distanca midis qyteteve Burgas dhe Varna është 115 km. Linja më e shpejtë dhe më e lirë e autobusit për në kryeqytetin tonë detar në bregdetin verior niset në mesditë nga stacioni i autobusëve Burgas dhe arrin për rreth 2 orë e 30 minuta në stacionin e autobusëve Vlladislav Varnenchik në Varna. Kjo kënaqësi do t'ju kushtojë rreth 14 leva (rreth 7 euro). Dhe nga atje, vendpushimet veriore, të zhytura në gjelbërim, janë "në majë të gishtave tuaj".

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD