Numri i të sapo infektuarve me koronavirus është në rënie për të tretën ditë me radhë. 60 janë rastet e reja në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 0.49 për qind e më shumë se 12 200 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit.
Shumica e të infektuarve 12 janë në Sofje dhe në Plovdiv - 8. Në 10 rrethe nuk ka raste të reja.
Pacientët e regjistruar aktivë me Covid-19 janë 8108. Të shtruarit në spital janë 959 pacientë. 113 prej tyre trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 2 persona me koronavirus të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 146 pacientë u raportuan të shëruar.
12 842 u vaksinuan të mërkurën. Numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 1 823 403. Me imunizim të përfunduar janë 836 153 persona.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..