Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me 95 për qind të protokolleve të përpunuara GERB-SDS është forca e parë politike me një përparësi të brishtë

| rinovuar më 21-07-12 8.29.PD
Foto: Ivajllo Iliev

6 parti dhe koalicione pritet të hyjnë në Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë pas zgjedhjeve të parakohshme më 11 korrik. Deri në numërimin e protokolleve përfundimtare nga komisionet e seksioneve zgjedhore nën pikëpyetje mbetet se kush do të jetë fituesi i fundit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor - KQZ te ora 07:30 më 12 korrik 2021 me 95.22 për qind të protokolleve të përpunuara zgjedhore nga seksionet:

Koalicioni GERB-SDS merr 622 591 vota ose 23.91%;

Partia “Ka një popull të tillë” /ITN/merr 616 076 vota ose 23.66%;

“BSP për Bullgarinë” është me 354 937 vota dhe 13.63%;

“Bullgaria Demokratike” me 326 732 vota është forca e katërt me 12.55%;

Lëvizja për të Drejta dhe Liri /DPS/ është e pesta me 275 760 vota dhe 10.59%;

"Ngrihu! Kriminelët jashtë!” gjithashtu hyn në parlament me 131 371 vota ose 5.04%.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor ishte e ulët, te ora 16:00 më 11 korrik votuan mezi 27.2 për qind nga të gjithë ata të cilët e kanë të drejtën e votimit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD