6 parti dhe koalicione pritet të hyjnë në Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë pas zgjedhjeve të parakohshme më 11 korrik. Deri në numërimin e protokolleve përfundimtare nga komisionet e seksioneve zgjedhore nën pikëpyetje mbetet se kush do të jetë fituesi i fundit.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor - KQZ te ora 07:30 më 12 korrik 2021 me 95.22 për qind të protokolleve të përpunuara zgjedhore nga seksionet:
Koalicioni GERB-SDS merr 622 591 vota ose 23.91%;
Partia “Ka një popull të tillë” /ITN/merr 616 076 vota ose 23.66%;
“BSP për Bullgarinë” është me 354 937 vota dhe 13.63%;
“Bullgaria Demokratike” me 326 732 vota është forca e katërt me 12.55%;
Lëvizja për të Drejta dhe Liri /DPS/ është e pesta me 275 760 vota dhe 10.59%;
"Ngrihu! Kriminelët jashtë!” gjithashtu hyn në parlament me 131 371 vota ose 5.04%.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor ishte e ulët, te ora 16:00 më 11 korrik votuan mezi 27.2 për qind nga të gjithë ata të cilët e kanë të drejtën e votimit.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..