Shpresoj se në ditët në vijim të fitojë arsyeja e shëndoshë. Bullgaria ka nevojë për një qeveri shumë të qëndrueshme, një qeveri, e cila të vazhdojë linjën e kabinetit të përkohshëm për kthimin e ligjshmërisë dhe rregullave dhe për zhvillimin ekonomik. Këtë e bëri të ditur Nënpresidentja Ilijana Jotova.
Sipas saj, pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare duhet të jetë objekt i një analize serioze nga të gjitha formacionet politike. "Nëse partitë mbyllen përsëri dhe vendosin të mbështeten te një opsion i tretë, të ketë zgjedhje të treta këtë vit, ato nuk do të kuptohen nga populli bullgar," shtoi Jotova. Ajo e quajti ekzotike idenë që kabineti teknik të bëhet qeveri e rregullt.
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..