Kryeqyteti bullgar është finalist në konkursin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës” së bashku me tre qytete të tjera, dhe ka një shans të madh për të fituar çmimin në vitin 2023, shkruhet në sajtin e projektit "Sofja e Gjelbër" të Bashkisë së Sofjes.
Në vitin 2020, Sofja, me 15 administrata të tjera komunale nga e gjithë Evropa, morën pjesë në konkursin për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës 2023”. Ekspertët e Komisionit Evropian e kanë renditur Sofjen midis finalistëve, së bashku me qytetet Talin në Estoni, Krakov në Poloni dhe Helsingborg në Suedi. Juria vlerëson progresin e qyteteve në 12 rrethe dhe jep rekomandime për masat që duhet të zbatohen. Finalja e konkursit do të mbahet më 9 shtator në qytetin Lahti, Finlandë.E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..
Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..
Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore dhe..