Shumë nga shokët e mi të cilët vijnë në Bullgari e adhurojnë Sofjen. Prandaj doja që të bëja diçka, përmes së cilës në të gjithë botën të mund të shikojnë bukurinë e qytetit tonë - thotë violinisti me famë botërore Vasko Vasilev për dëshirën, e cila e ka provokuar të realizojë projektin e tij të ri. Mes vendndodhjeve, të fotografuara në videot e shkurtra janë vendet emblematike për qytetin tonë si mali Vitosha, Teatri Popullor “Ivan Vazov”, Ura e Luanëve, kisha katedrale “Shën e Diela”, kisha-rotondë “Shën Gjergji”, katedralja katolike “Shën Josifi”, Pallati Kombëtar i Kulturës, godina e Muzeut Historik Regjional në Sofje. Projekti realizohet me ndihmën e Bashkisë së Kryeqytetit. Videoja e parë, e cila gërsheton panorama nga Sofja me muzikën e Franz Scubertit, tanimë është e pranishme në video kanalin zyrtar të muzikantit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..