Partia që fitoi më shumë vende në Parlamentin e ri “Ka një popull të tillë” (ITN) do të propozojë një përbërje të re të qeverisë së ardhshme pa negociuar postet ministrore me forcat e tjera politike. Kjo u deklarua nga nënkryetari i partisë Toshko Jordanov.
Projekti i ri i kabinetit do të shpallet "shumë shpejt, kur të vijë koha". Partia është e gatshme të zhvillojë konsultime për mbështetje mbi politika të caktuara. Ajo konsideron si partnerë të saj logjikë bashkimi "Bullgaria Demokratike" dhe koalicioni "Ngrihu! Kriminelët jashtë!".
Në qoftë se projekti i ITN për kabinet të ri nuk merr mbështetje, është më logjike të kemi përsëri zgjedhje të parakohshme, tha Jordanov.
Bashkimi “Bullgaria Demokratike” do të vendosë nëse do të mbështesë një qeveri të re, varësisht nga fakti nëse ka forca politike të gatshme për të punuar për prioritetet e forcave të djathta. Këtë e deklaroi bashkëkryetari i bashkimit Hristo Ivanov. Në Facebook, ai shtoi se "Bullgaria Demokratike" është krijuar me një angazhim për të punuar për ndryshime të thella. Midis tyre Ivanov tregon reformën në drejtësi me largimin e Kryeprokurorit Ivan Geshev.
Sipas deputetit të sapozgjedhur të GERB Toma Bikov, kushdo që të propozohet për kryeministër nga partia ITN, struktura e qeverisë së ardhshme do të formohet nga " marrëveshje prapa skenës, çmimi i së cilës do të paguhet nga të gjithë bullgarët ". Bikov parashikon se në muajt e ardhshëm Bullgaria do të vazhdojë të zhytet në krizë politike dhe kaos.
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..