Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjysma e bullgarëve i konsiderojnë zgjedhjet më 11 korrik si më të drejta

Foto: BGNES

Për 49% të votuesve, zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik ishin më të drejta se ato të mëparshme, dhe rreth dy të treta mbështesin votimin me makina. Këtë e tregon një sondazh telefonik i Gallup International Balkan i kryer midis 14 dhe 16 korrikut. Tre nga katër votues po ngulin këmbë për formimin e një qeverie të rregullt, por konstatohet një hezitim i konsiderueshëm nëse kjo do të ndodhë.

Mandati i votuesve nga e diela tregon një dëshirë të qartë për të shfuqizuar modelin e qeverisjes GERB - më shumë se dy të tretat e bullgarëve të rritur e deklarojnë këtë. Në të njëjtën kohë, shumica nuk e miraton njoftimin e nxituar të Sllavi Trifonovit për përbërjen e qeverisësë re.

42.9% e të anketuarve thonë se janë për një qeveri të partive të ndryshimit, pavarësisht se si do të zbatohet saktësisht.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Produkti i Brendshëm Bruto rritet me 3.4% në vitin 2024

Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..

botuar më 25-10-25 12.35.MD

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD