Partia më e madhe parlamentare "Ka një popull të tillë" (ITN) po fillon negociatat për të formuar qeverinë e re, bëri të ditur BGNES. Konsultimet do të zhvillohen në tre ditët e ardhshme. U është drejtuar ftesë jozyrtare udhëheqësve të Partisë Socialiste Bullgare (BSP), "Ngrihu BG! Ne po vijmë" dhe "Bullgaria Demokratike". Letrat zyrtare do t'u dërgohen sot të gjitha palëve, përveç GERB. Në fillim të kësaj jave, pas një takimi të grupit parlamentar, deputeti Ivajllo Vëllçev nga ITN njoftoi se bisedimet do të fillojnë kur parlamenti konstituohet.
Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..