Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

ITN fillon konsultime për formimin e qeverisë së re

Foto: BGNES

Partia më e madhe parlamentare "Ka një popull të tillë" (ITN) po fillon negociatat për të formuar qeverinë e re, bëri të ditur BGNES. Konsultimet do të zhvillohen në tre ditët e ardhshme. U është drejtuar ftesë jozyrtare udhëheqësve të Partisë Socialiste Bullgare (BSP), "Ngrihu BG! Ne po vijmë" dhe "Bullgaria Demokratike". Letrat zyrtare do t'u dërgohen sot të gjitha palëve, përveç GERB. Në fillim të kësaj jave, pas një takimi të grupit parlamentar, deputeti Ivajllo Vëllçev nga ITN njoftoi se bisedimet do të fillojnë kur parlamenti konstituohet.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Shtegu i Librit" viziton Gabrovon

Qyteti i Gabrovos po pret panairin udhëtues të librit "Shtegu i Librit". Eventi do të mbahet nga 12 deri më 15 qershor në zonën qendrore të këmbësorëve të qytetit, ku pesë tenda ekspozite do të paraqesin prodhimin e 16 shtëpive botuese bullgare...

botuar më 25-06-12 5.10.PD
Foto: Agjencia

Trafiku në Urën e Danubit pranë Ruses pezullohet përkohësisht

Më 12 qershor nga ora 20:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit më 13 qershor /e premte/, trafiku në Urën e Danubit pranë Ruses do të pezullohet për të gjitha automjetet për riparim emergjent të një nyjeje në pjesën e pariparuar të objektit. Me zbatimin e..

botuar më 25-06-12 4.15.PD

Parashikimi i motit për 12 qershorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°. Në Sofje do të jetë 14°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes me re të dendura në rajonet lindore, dhe rreth dhe pas mesditës mbi rajonin e maleve Rilla dhe..

botuar më 25-06-11 7.35.MD