Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët nga Akademia Bullgare e Shkencave janë duke punuar mbi një alternativë premtuese për përdorimin e qëndrueshëm të energjisë

Foto: bas.bg

Përmbytjet e mëdha në Gjermani ditët e fundit janë një nga shembujt më të mirë për pasojat nga ngrohja globale dhe ndryshimi në klimë në një përpjesëtim botëror. Një metodë bazë  për përballimin e problemit është kalimi drejt lëndëve me emisione zero, të cilat nuk lëshojnë dyoksid karboni dhe janë në miqësi me mjedisin. Hidrogjeni është një transportues i tillë i energjisë, i cili është dhe mes alternativave më premtuese për ruajtjen e energjisë.

Pikërisht në këtë drejtim shkencëtarë nga Instituti i Elektrokimisë dhe Sistemeve të Energjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave po përpunojnë metoda të reja për prodhimin e hidrogjenit, përmes të cilave të evitojnë ndryshimin progresiv të klimës. Drejtuese e projektit është doktoresha e re Elica Petkuçeva, e cila është finaliste dhe në programin “Personalitetet e reja më të spikatura të Bullgarisë 2020”.

Sipas saj një inovacion i tillë mund të çojë deri në një pakësim të konsiderueshëm të prodhimit të përgjithshëm të energjisë nga lëndët djegëse fosile. Qëllimi konkret është optimizimi i përbërjes dhe i strukturës së  katalizatorëve të përdorur për prodhimin e hidrogjenit, përmes rritjes së efikasitetit energjetik dhe uljes së çmimit të elektrodave që rezultojnë. “Shpresojmë në suksesin e projektit dhe në kontributin e madh, të cilin ai mund ta fitojë”, komenton doktoresha Elica Petkuçeva.  

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 7 mijë persona nga vende jo anëtare të BE-së kërkojnë punë në vendin tonë

Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..

botuar më 25-03-31 11.51.PD

Jeta është një varg Ramazanesh – myslimanët në Bullgari festojnë Bajramin

Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit. Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars, ndërsa detyrimi më thelbësor i myslimanëve në këtë periudhë 30-ditore është agjërimi – përmbajtja nga..

botuar më 25-03-30 5.10.PD

Palombarët hapën sezonin e zhytjeve pranë qytetit Kiten

Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..

botuar më 25-03-29 6.15.PD