Mësimi në distancë thellon pabarazitë arsimore, përkeqëson njohuritë e fëmijëve dhe kërcënon të rrisë numrin e nxënësve të cilët e braktisin shkollën. Kjo ndodhi pavarësisht përpjekjeve dhe përshtatjes së shpejtë të mësuesve, tregon një analizë e mësimit elektronik në distancë e zhvilluar nga Ministria e Arsimit.
1/3 e nxënësve nuk i kanë kushtuar një kohë të mjaftueshme mësimit. Mungesat e nxënësve në procesin e mësimdhënies janë rritur me 70%. 38% e nxënësve nuk kanë qasje në pajisjet online. Vetëm 43.5% e nxënësve në qytetet e mëdha kanë qasje në internet, dhe në fshatra - 12.5%.
Sipas 40% prej mësuesve dhe 60% prej drejtorëve, njohuritë e fëmijëve janë përkeqësuar gjatë mësimdhënies në distancë. Prandaj, në vitin e ri shkollor, Ministria do të insistojë për mësimin ballë për ballë.
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..