Deri më 4 vjet më shpejt nga e pritura do të rivendoset industria e turizmit aventuresk në krahasim me atë masiv. Kjo prognozë është e regjistruar në një raport të Organizatës Botërore për Turizmin Aventuresk.
Turizmi aventuresk është i lidhur me natyrën, me veprimtaritë sportive dhe turistike dhe përjetimet kulturore. Ai praktikohet në grupe më të vogla njerëzish. Evropa Perëndimore dhe Amerika Veriore janë destinacionet të cilat rivendosen më shpejt për shkak të numrit të të mbijetuarve të koronavirusit dhe të vaksinuarit kundër tij, ve në dukje Gergana Nikollova, drejtoresh regjionale për Evropën dhe Azinë Qendrore në Organizatën Botërore për Turizëmin Aventuresk. Veprimtaritë më të kërkuara mes natyrës janë të lidhura me shëtitje dhe turizëm çiklistik në të gjitha format e tij.
“Një pjesë e madhe nga turistët të cilët kërkojnë aventura janë njerëz në moshën mbi 50 vjeç të cilët janë ose në lulëzim të karrierës së tyre, ose tanimë kanë më shumë të ardhura. Qëllimi i tyre është që të investojnë në shëndetin e vet dhe ndajnë më shumë para për pushime dhe udhëtime. Turisti i cili preferon aventurat le një kontribut më të madh financiar në një destinacion, mbase rreth 65% nga kjo të cilën ai e shpenzon gjatë kohës së një udhëtimi mbetet në destinacion”, sqaroi ajo.
Një interes të forcuar të udhëtimeve aventureske ka dhe mes bullgarëve - drejt vrapimit malor, ngjitjes, kalërimit dhe sporte të tjera. Në një sërë vendesh të populluara organizohen dhe gara për amatorë. Kjo sqarohet me nevojat e njeriut nga qyteti, thotë Ljubomir Popivanov nga Shoqata e Udhëzuesve Malorë. Ka një kthim të turistëve të huaj tek ne nga Franca dhe Gjermania.
“Tani po priten po kështu dhe turistë spanjoll dhe po kështu dhe turistë holandezë. Shpresoj se si tërësi dhe turistët e vendeve të tjera, të cilët e pëlqejnë Bullgarinë dhe malet, fshatrat dhe ushqimin tonë, po kështu të kthehen”.
Një ide për një përjetim aventuresk në Bullgarinë Veriore ne jep publikimi “Turizmi aventuresk në rajonin e qytetit Nikopoll buzë lumit Danub”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivShpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u..