Njerëzit me vetëdije bullgare do të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë Veriore krahas popujve të tjerë atje – shqiptarët, boshnjakët etj, kur vendi ynë aderohet si anëtar i Bashkimit Evropian, deklaroi sot Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.
Kështu ai e komentoi deklaratën e javës së kaluar të Ministrit tonë të Jashtëm Svetllan Stoev se ndryshimi i Kushtetutës së Shkupit në këtë kuptim është një nga mënyrat për t’i zgjidhur problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Pyetjes nëse Shkupi do të këmbëngulë që Bullgaria të njohë reciprokisht se ka pakicë maqedonase në vend, Zaev tha se vetëm Bullgaria e ka të drejtën të marrë një vendim të tillë. Informacioni është i redaktorit Dejan Jotov.
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..