216 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. Rritja është me 16 veta më shumë në krahasim me 28 korrikun, kur numri i të infektuarve ishte 200. 1.37% e 15 749 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë të infektuar ka në Sofje - 56, në Plovdiv - 25, Burgas - 23 dhe Varna - 17. Vetëm në rrethin e Kërxhalit nuk ka të sapoinfektuar. Numri i pacientëve aktivë u rrit në 7702. 754 pacientë u shtruan në spital. 79 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit me Covid-19 të konfirmuar. 53 u raportuan të shëruar. 12 975 persona u vaksinuan të mërkurën. Dozat tejkaluan 2 milion dhe tani janë 2 001 777. 984 573 persona janë plotësisht të imunizuar.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..