Në mes të verës, Borovec pret mysafirët e tij me shtigje të shënuara mirë të cilët çojnë te sekretet e malit Rilla. Por në se doni të gërshetoni pushimet tuaja malore me turizmin kulturor ju rekomandojmë të vizitoni qytetin Samokov i cili shtrihet nja 10 kilometra larg pushimores.
Disa ditë më parë në Galerinë e Arteve “Prof. Vasill Zahariev” u hap një ekspozitë interesante të Muzeut Historik Kombëtar e cila prezanton para vizitorëve botën shumëngjyrëshe të qëndismave bullgare titulluar “Arti bullgar i qëndisjes”. Në të prezantohen 32 eksponate të tekstileve të ripunuara nga fillimi i shekullit XX. Ato janë të punuara si mbulesa tavoline, jastëk, çanta dhe lloje të tjera tekstili për dekorimin e shtëpisë dhe ndërthurin në mënyrë artistike ornamentikën e pasur të qëndisjes nga rajone të ndryshme etnografike – Samokov, Dupnica, Sofija, Pleven, Maqedoni.
Krijimi i të ashtuquajturve tekstile të ripunuara mbi bazën e shfrytëzimit dytësor të elementeve nga veshja autentike është pjesë e stilistikës së përgjithshme evropiane të secesionit. Kjo tendencë depërton edhe në Bullgari në fillim të shekullit XX, gjë që duket edhe në punimet e paraqitura tekstile që përmbajnë elemente origjinale qëndisjeje nga kohërat më të vjetra.
Ndër eksponatet dallohen mbulesat e bukura me ornamentikën nga rajonet e qyteteve Samokov dhe Dupnica. Disa prej tyre janë të lidhura me familjen e haxhi Vëllço nga qyteti Bansko, i cili ishte dhurues i manastireve Zografski dhe Hilendarski. Një admirim ngjall mbulesa e punuar me 25 mëngë të qepura të këmishëve të qëndisura të grave nga rajoni i Sofjes, të dhuruar në fondin e Muzeut Historik Kombëtar nga pallati mbretëror.
Ekspozita “Arti bullgar i qëndisjes” do të mbetet në Galerinë e Arteve “Prof. Vasill Zahariev” në qytetin Samokov deri në fund të gushtit.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu Historik Kombëtar
Muzeu rajonal etnografik në natyrë "Etër" është krijuar si qendër për studimin e kulturës tradicionale të banorëve të Ballkanit, por sot në këtë vend unik pranë Gabrovo ringjallen zakone dhe tradita nga kalendari bullgar, ndërsa një ekip prej 70..
Në Rodope, kosi është simbol i shëndetit, jetëgjatësisë dhe traditës. Nga data 29 deri më 31 gusht 2025, fshati Momçillovci është mikpritës i Festivali i Kosit – një festë që bashkon kulturën, kuzhinën dhe zakonet e Rodopëve. Ngjarja tre-ditore..
Në fshatin Smilec të Dobruxhës, shalqiri nuk është një frut i zakonshëm, por një legjendë e vërtetë. Më 30 gusht 2025, ringjallet përsëri Festivali Kombëtar i Marmelatës prej Shalqiri– eliksiri i ëmbël, të cilin vendasit e quajnë edhe "mjaltë pjepri"...