Me rastin e njëqindvjetorit të tij, Kryqi i Kuq Bullgar organizon një konkurs fotografie të quajtur “HUMAN-i-ti”. “Konkursi është një sfidë, si për ne ashtu edhe për të gjithë fotografët amatorë dhe profesionistë - për të gjetur njerëzimin, për ta vendosur atë si fokus kryesor dhe për të kapur këto momente njerëzimi dhe ndjeshmërie” tha para Radios Sofja të BNR Mihaill Ivanov nga Kryqi i Kuq i Rinisë Bullgare.
Tema e konkursit ofron shumë mundësi për interpretim dhe liri të imagjinatës, pasi kushti i vetëm është që kuadrot të trajtojnë çështje që lidhen me humanizmin. Sipas rregullores, secili kandidat mund të dërgojë vetëm një fotografi, deri më 20 shtator të këtij viti, në postën elektronike të organizatës.
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të bullgarëve atje. Kështu i është raportuar kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev të hënën në mëngjes..
Sezoni veror i vitit 2024 ishte i suksesshëm në çdo aspekt – të ardhura, turistë, ditë me diell, madje edhe në krahasim me rezultatet rekord në vitin 2019, tha për bTV ministri i turizmit në detyrë, Evtim Milloshev. Por ka edhe shumë probleme -..
Ka skaduar afati për dorëzimin e kërkesave paraprake për të votuar jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit...
Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale..
Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha..