Mësuesit në Sofje të cilët janë të vaksinuar kundër Covid-19 mund të marrin një pushim vjetor të paguar shtesë prej tre ditësh, njoftoi Konfederata e Sindikatave të Pavarura. Kjo parashikohet në një shtojcë të marrëveshjes kolektive të punës të nënshkruar midis sindikatave, kryetares së bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova, Shoqatës së Drejtorëve në Arsimin e Mesëm dhe Bashkimit të Punëdhënësve në Sistemin e Arsimit Publik.
Shtojca parashikon që leja shtesë të përdoret si gjatë vaksinimit ashtu edhe pas tij, nëse një vaksinë është dhënë tashmë deri në momentin e arritjes së saj.
Konfederata e Sindikatave të Pavarura njoftoi se aktualisht rreth 40 për qind e atyre që punojnë në sistemin arsimor janë të vaksinuar.Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA. Festa është..
Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..
Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..