Mësuesit në Sofje të cilët janë të vaksinuar kundër Covid-19 mund të marrin një pushim vjetor të paguar shtesë prej tre ditësh, njoftoi Konfederata e Sindikatave të Pavarura. Kjo parashikohet në një shtojcë të marrëveshjes kolektive të punës të nënshkruar midis sindikatave, kryetares së bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova, Shoqatës së Drejtorëve në Arsimin e Mesëm dhe Bashkimit të Punëdhënësve në Sistemin e Arsimit Publik.
Shtojca parashikon që leja shtesë të përdoret si gjatë vaksinimit ashtu edhe pas tij, nëse një vaksinë është dhënë tashmë deri në momentin e arritjes së saj.
Konfederata e Sindikatave të Pavarura njoftoi se aktualisht rreth 40 për qind e atyre që punojnë në sistemin arsimor janë të vaksinuar.Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike" bënë thirrje me një deklaratë që kryetari i grupit parlamentar të "Ka një popull të tillë", Toshko Jordanov, të japë dorëheqjen si kryetar i Komisionit për Kulturë, për shkak të..
Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i veçantë që i kushtohet arritjes së objektivave për pavarësinë e Evropës nga lëndët djegëse fosile ruse..
Kontroll i shtuar në arteriet kryesore rrugore, sanksione më të rrepta për shkelësit dhe organizim më i mirë i trafikut gjatë muajve të verës – këtë e urdhëroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në..
Me një shumicë prej 197 votash dhe tetë “abstenime”, deputetët pranuan dorëheqjen si deputet të ish-bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin”,..
Mjekët pa specializim dhe infermierët duhet të marrin një pagë minimale që arrin 150% të pagës mesatare në vend. Këtë propozim e paraqitën në një tryezë..
Ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Said Badr bin Hamad Albusajdi, është duke bërë një vizitë në Bullgari nga 2 deri më 4 korrik 2025,..